Flash News

E-TJERA

Nuk deklaruan mbi 22 mijë franga zvicerane në Portin e Durrësit, procedohen dy shtetas nga Kosova

Nuk deklaruan mbi 22 mijë franga zvicerane në Portin e Durrësit,
Foto Ilustruese

Është goditur një rast i mosdeklarimit të parave, në Portin e Durrësit. Policia ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.

Nga kontrolli, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të fundit