Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyhet gjyqi, Malltezi flet nga SPAK: Do të përballemi me farsën, policia nuk e njofoti Berishën sipas afateve

Shtyhet gjyqi, Malltezi flet nga SPAK: Do të përballemi me

Seanca e parë në themel për dosjen ‘Partizani’ është shtyrë dhe do të mbahet më 21 korrik.

Jamarbër Malltezi ka folur për mediat jashtë SPAK ku është shprehur se do të përballet me farsën politike dhe Ramën, pasi është ky i fundit që vjedh prona.

Malltezi foli edhe për mungesën e Berishës në seancë dhe tha se policia nuk e ka njoftuar sipas afateve.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten”, tha ai.

Të fundit