Flash News

E-TJERA

"Synon ndalimin e trafikimit të drogës"/ Ambasada e SHBA njofton politikë të re për kufizimin e vizave

"Synon ndalimin e trafikimit të drogës"/ Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

 

Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.

Të fundit