Flash News

E-TJERA

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati komentoi konfliktin Izrael-Iran dhe ndërhyrjen e SHBA.

Duke folur në Euronews Albania, Bushati u shpreh se këto zhvillime dëshmojnë se rendi global liberal nuk ekziston më dhe kjo sipas tij duhet t’i bëjë shqiptarët të jenë më të vëmendshëm.

“Ai që ne e konsideronim si rendi global liberal nuk ekziston më, tani jemi në një situatë amorfe ku rendi i vjetër nuk ekziston më por një rend i ri është në krijim e sipër. Por nuk e dimë kush është ai.

Ne shqiptarët në radhë të parë duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe shumë të shqetësuar për çfarë po ndodh sepse jemi përfitues nga rendi global i bazuar mbi parimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Pa këtë rend dhe pa ndërhyrjen e amerikanëve mbi bazën e ca principeve që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me lirinë dhe të drejtat e njeriut nuk do kishim Kosovën të pavarur, nuk do kishim Shqipërinë në NATO”, tha Bushati.

Të fundit