Flash News

E-TJERA

Vrasja e Santiago Malkos, babai i Leonard Dukës dëshmon në GJKKO: As unë dhe as djemtë s’kemi pasur konflikt

Vrasja e Santiago Malkos, babai i Leonard Dukës dëshmon në GJKKO:

Nisi në Gjykatën e Posaçme senca gjyqësore për vrasjen e Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019, e për të cilën akuzohet Leonard Duka.

Në GJKKO ka dëshmuar Muhamet Duka, babai i Leonardit, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Po ashtu, ai ka thënë se djemtë e tij nuk kanë pasur ndonjë konflikt me Vis Martinajn.

“Nuk kam pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë pasur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt”, tha ai.

Mehmet Duka ka folur edhe për të pandehurit e tjerë të çështjes dhe njohjet me ta.

“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Leks”, “Aleks”, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam mundur ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë. E njoh, e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa. Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh. Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është. Nuk më ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregëti, tani jo se jam në pension. Kam pasur lokal timin. Lokali im nuk ka pasur emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllanë, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në ‘Fresk’, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëherë, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet”, dëshmoi ai.

Të fundit