Flash News

Ditari i Opozitës

Durrësi digjet, qytetarët braktisen/ PD: Shteti i propagandës dorëzohet përpara rrezikut

Durrësi digjet, qytetarët braktisen/ PD: Shteti i propagandës

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën alarmante të zjarreve në qytetin e Durrësit, ku janë regjistruar 26 vatra zjarri në 24 orë.

PD ka theksuar dështimin e strukturave shtetërore për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve. PD ka denoncuar vonesat e strukturave të emergjencës, si dhe mungesën e reagimit të shpejtë.

"26 vatra zjarri në 24 orë, më i rëndi dhe i dëmshmi prej të cilëve zjarri shkrumbues në tregun industrial të Durrësit, janë jo vetëm një bilanc alarmant, por edhe shenjë e dorëzimit të strukturave të emergjencës dhe sigurisë para rreziqeve qofshin ato natyrore, aksidentale apo njerëzore.

Kjo dëshmon edhe njëherë atë që ne theksojmë vazhdimisht: në partinë-shtet strukturat dhe institucionet përkujdesen, jo për sigurinë dhe jetën e qytetarëve dhe ruajtjen e territorit, por për farsën dhe propogandën partiake. 

Djegia, jo vetëm e e vendit të punës, por edhe e kursimeve dhe xhiros, së qindra tregtarëve të vegjël durraskë në pak orë, përballë vonesave, mungesës së reagimit dhe gatishmërisë së strukturave shtetërore, tregon se qytetari është i braktisur në mëshirë të fatit.

Partia Demokratike u shpreh keqardhjen për dëmet e shkaktuara tregtarëve durrsakë dhe njëkohësisht revoltën, jo vetëm me reagimin, por sidomos me mosmarrjen e masave të duhura teknike, që do të kishin shmangur rrezikun, që dëmtoi mallrat dhe kursimet, por kërcënoi edhe jetën, sigurinë dhe qetësinë e durrsakëve dhe turistëve vendas apo të huaj në mes të sezonit veror", deklaron PD.

Të fundit