Flash News

E-TJERA

Atentati në Tiranë, 17-vjeçari nis trajtimin jashtë vendit, i vëllai në gjendje kritike

Atentati në Tiranë, 17-vjeçari nis trajtimin jashtë

Detaje të tjera janë mësuar për gjendjen shëndetësore të dy të miturve që mbetën të plagosur gjatë atentatit me armë zjarri të ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.

Breshëria e plumbave që u drejtua ndaj makinës "G-Class", në të cilën udhëtonin katër persona, përfshinte shoferin 34-vjeçar Arens Stafa, 19-vjeçarin Kian Mullai, si dhe dy vëllezërit Marko Demiraj (17 vjeç) dhe D.D. (11 vjeç).

Sipas burimeve, 17-vjeçari Marko Demiraj ka dalë nga spitali i Traumës dhe është nisur për trajtim mjekësor jashtë vendit, ndërkohë që gjendja e 11-vjeçarit D.D. vazhdon të jetë kritike. Ky i fundit do të transportohet gjithashtu për mjekim të specializuar jashtë shtetit.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërkohë që autorët e sulmit ende nuk janë identifikuar.

Të fundit