Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kur Fantazia kalon Kushtetutën, Rama: Shteti Bektashi një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes

Kur Fantazia kalon Kushtetutën, Rama: Shteti Bektashi një thesar

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur "të përqafojë" me entuziazëm idenë e krijimit të një “Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi” brenda territorit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri përshkruan Urdhrin Bektashi si një "thesar shpirtëror", që sipas tij, Shqipëria duhet ta ofrojë për paqe dhe humanizëm. Për ata që nuk janë të mjaftueshëm të çuditshëm për të kuptuar "vizionin e tij", Rama u rekomandon një lexim të thellë mbi bektashinjtë, ndërkohë që nëntekstet politike dhe ligjore duket se i lë në harresë.

Ai sugjeron se ky mikro-shtet shpirtëror në Tiranë është një "ringjallje nga hiri i diktaturës komuniste", duke harruar se Kushtetuta e Republikës ndalon krijimin e entiteteve të tilla dhe ndarjen e territorit për palë të treta, pavarësisht pushtetit të kryeministrit, që ndonjëherë duket të jetë më shumë imagjinar se real.

Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Bota Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.” – shkruan Rama.

Të fundit