Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lindita Nikolla: Kam patur ëndërr të bëhesha pilote

Lindita Nikolla: Kam patur ëndërr të bëhesha pilote

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka treguar një tjetër anë të saj, duke dalë nga petku i politikanes.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Nikolla ka folur për marrëdhënien e saj të veçantë me të atin. të cilin ajo tregon se shikonte si shembullin e jetës, ndaj kur ishte e vogël ëndërronte t’i merrte edhe profesionin, duke ëndërruar të bëhej pilote si ai.

Babai ka qenë ushtarak. Unë kam qenë shumë e lidhur me të dy prindërit, veçanërisht me tim atë, e kam pasur model në jetën time. Ka qenë një burrë që ka spikatur për meçurinë, qetësinë, por edhe mënyrën se si u qasej problemeve, duke dhënë shumë nga vetja dhe duke dhënë zgjidhje të çdo problemi.

Kam qenë shumë e lidhur më babin dhe thoja do bëhem pilote si babai, që kishte profesionin e tij, por sigurisht ishte një ëndërr fëmije, gjë që mbeti pas. Një ëndërr tjetër e imja ka qenë të bëhesha mjeke, nuk kam dashur të studioj matematikë, por në atë kohë të tjerë vendosnin për ne”, tha Nikolla.

 

Të fundit