Flash News

Ditari i Maxhorancës

Moti i keq/ Rama porosi ministrave, i përgjigjet akuzave të opozitës dhe sulmon Voltana Ademin: Qëndron si hudhër buzë liqenit të Shkodrës

Moti i keq/ Rama porosi ministrave, i përgjigjet akuzave të
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile

Kryeministri Edi Rama ka cilësuar situatën nën kontroll sipas tij falë punës së kryer gjatë viteve në kaskadë apo sistetemet e kullimit, pas reshjeve intensive të shiut, të cilat kanë krijuar probleme të shumta në mbarë vendin.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile Rama ka porositur autoritetet përgjegjëse që të tregojnë kujdes në administrimin e kaskadës që mos të përsëriten ngjarjet dramatike të së shkuarës, duke kujtuar përmbytjet e viteve më parë.

 Administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur nën kontroll të gjithë prurjet dhe në funksion të kujtesës së mirë që të mos përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur në të shkuarën jo shumë të largët, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë në administrimin e kaskadës. Për këtë aspekt specifik dhe të rëndësishëm nga pikëpamja e informimit të qytetarëve”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës se nuk kanë marrë masat e nevojshme dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet.

“Akuzave politike nuk kemi cfarë u bëjmë, civil iu gjet vaksina e imunizimit, të cilën shpresoj që ta fillojmë në vend para afatit ë kemi deklaruar.

Ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, ndaj ata për fat të keq kapen pas cdo mundësie iluzore dhe natyrisht në cdo fatkeqësi natyrore për të bërë politikë.

Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Falë punës së bërë me rritjen e kapaciteteve tona mbrojtëse, administrimin e kaskadës, me këtë sasi reshjesh kemi një gjendje shumë më të pranueshme nën kontroll krahasuar me cfarë do kishte ndodhur në para pak vitesh kur bëhej hataja”, tha Rama, i cili ka sulmuar edhe kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e vetmja bashki opozitare në vend.

Niveli i reagimit në strukturat vendore me një përjashtim që qëndron si hudhër buzë liqenit të Shkodrës, për të mos marrë mësysh e gjithë Shqipëria, ka ardhur duke u përmirësuar. S’ka asnjë dëm në jetët njerëzore, nuk ka asnjë dëm nga pikëpamja e banesave, janë minimale, kur lëvizshmëria kur ishte e penguar ka pasë ndërhyrje të menjëhershme, për këmbësorët dhe makinave”, përfundoi kryeministri.

Më herët, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi akuzoi qeverinë për problemet e krijuara nga përmbytjet në Shkodër.

Në një intervistë në report tv, Ademi fajësoi ministrinë mospastrimin e kanaleve kulluese:

 “Bashkia e Shkodrës është bashkia që ka punuar më shumë nga të gjithë, nga kanalet të dyta dhe të treta, por kjo nuk është arsyeja e përmbytjes. Kemi problem me kanalet e para që nuk janë pastruar asnjë, që s’janë kompetencë e bashkisë por të  Bordit kullues në varësi të ministrisë”, tha Ademi.

Të fundit