Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama reagon për dënimin e Adriatik Llallës: Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit

Rama reagon për dënimin e Adriatik Llallës: Po bëjmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me dënimin e ish prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla me 2 vite burg nga apeli i GJKKO.

Duke folur në një intervistë për median franceze Tv5 Monde, Rama tha se ky dënim flet vetë dhe se Shqipëria është në një luftë të hapur kur korrupsionit dhe krimit.

"Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës/

 Nuk jemi një përjashtim në Evropë dhe po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim", tha Rama.

Të fundit