Flash News
Vlorë/ I riu qëllohet sapo doli nga kafja, autori e priste me motor
Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur, autori në arrati
Të shtëna me armë në Shijak
Aksident zinxhir në Morinë–Kukës
“Revolucioni i Flamingove”/ Ministri i Mjedisit njofton se projekti i Zvërnecit është pezulluar
Adriana Kalaja kandidon për Avokate të Popullit, jep dorëheqjen nga PD

Ligjvënësja demokrate Adriana Kalaja ka dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike për t’u fokusuar në kandidaturën e saj për pozicionin e Avokatit të Popullit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja shpjegon se vendimi u mor për të ndjekur këtë rol të ri profesional dhe qytetar.
Ajo njofton se ditën e enjte ka depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu edhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së.
Në postimin e saj, Kalaja shpreh mirënjohje për mbështetjen e bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve.
Ajo thekson se gjatë angazhimit të saj në PD ka punuar me korrektësi dhe seriozitet, duke mbrojtur Statutin e partisë dhe interesin më të lartë të anëtarëve dhe votuesve.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq.
Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte.
Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë.
Po kështu, do doja t’u “kërkoja ndjesë”, të gjithë atyre, që kur mora funksionet e rëndësishme në PD, nuk ndoqa traditën e të mosbërit asgjë, por punova me përkushtim e nuk mungova në asnjë protestë apo aksion politik, se për mua politika duhet të jetë moral.
Pas marrjes së këtyre funksioneve brenda Partisë Demokratike, më datë 3 qershor 2022, dhënë me votat e 2/3 të Këshillit Kombëtar, zgjedhur në këtë Këshill më datë 30.04.2022, kam punuar me korrektësi, përkushtim dhe seriozitet, së pari për të zbatuar këto funksione në mbrojtje të Statutit të PD-së, por edhe në interesin më të lartë të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç se jam angazhuar maksimalisht në mbrojtje të Statutit, si Kushtetuta e PD-së nga njëra anë, nga ana tjetër, kam dhënë kontributin tim pa kushte në mbrojtje të interesave të çdo demokrati, qytetari apo protestuesi dhe, rrjedhimisht, në ruajtje të demokracisë dhe pluralizmit në vend.
Ndaj sot, ndjehem e detyruar t’Ju bëj me dije, se kam vendosur të shpall kandidaturën time për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se mund t`Ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale.
Njëkohësisht me paraqitjen e kësaj kandidature, më lejoni t`ju bëj me dije, se qëllimi i aplikimit tim është ai për dhënien e kontributit tim profesional (ligjor, financiar) dhe qytetar, në përmbushjen sa më të mirë të rolit dhe pozitës, që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve, pa dallim, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike në vendin tonë, por edhe për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim me organet shtetërore për të zhvilluar e përmirësuar kuadrin rregullator dhe masat organizative, në përputhje me vlerat e parimet, që mbron Kushtetuta dhe në mbrojtje të interesit më të lartë publik e qytetar.
Siç edhe Ju jeni në dijeni, gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Për këtë arsye, Ju bëj me dije se ditën e enjte, kam depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Unë nuk e di si do shkojë procesi i mbështetjes apo i votimit për postin e Avokatit të Popullit, por di se kjo nuk do të thotë, se unë do heq dorë nga ato, që di të bëj më mirë:
Të ndjek rrugën e të drejtës dhe të ligjit.
Të jem në krah të çdo individi, që ka nevojë për mua.
Të jem në opozitë me çdo padrejtësi.
Deri atëherë, Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe Zoti Ju bekoftë.
Të fundit
Shenjat e horoskopit që gjithmonë i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre
7 Qershor 2026, 21:37
Protestuesit ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës, motoristët i bashkohen qytetarëve
7 Qershor 2026, 21:24
Numërohen mbi 40% e votave, Vetëvendosje kryeson me mbi 41%
7 Qershor 2026, 21:03
‘Ky cjapi shitet 1 euro’/ Pankartat pikante nga protesta e 8 para Kryeministrisë
7 Qershor 2026, 20:33
VIDEO/ 'Çmendet' Rama, del nga skenari me gjeste të pazakonta
7 Qershor 2026, 20:20
Nis numërimi i votave në Kosovë, publikohen rezultatet e para
7 Qershor 2026, 19:57
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%
7 Qershor 2026, 19:31
Vlorë/ I riu qëllohet sapo doli nga kafja, autori e priste me motor
7 Qershor 2026, 19:11
Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur, autori në arrati
7 Qershor 2026, 19:00
Rama kërcënon blogerët: S’i japin as 1 euro taksë shtetit
7 Qershor 2026, 18:48
Të shtëna me armë në Shijak
7 Qershor 2026, 18:33
Rama ndërpret fjalimin për parullën kundër Zvërnecit: Ule atë
7 Qershor 2026, 18:20
“Natyra nuk është pronë e qeverisë”, Boçi: Po njeriun, kur do ta mbrojmë?
7 Qershor 2026, 17:56
Aksident zinxhir në Morinë–Kukës
7 Qershor 2026, 17:42
Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Prokuroria ngre katër akuza ndaj Violand Braçellarit
7 Qershor 2026, 16:39
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 22.74%
7 Qershor 2026, 16:18
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë
7 Qershor 2026, 15:59
Këlliçi: Rama fyeu protestuesit, arroganca dhe korrupsioni i tij duhet të largohen
7 Qershor 2026, 15:29
Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria
7 Qershor 2026, 15:12
Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës... çfarë vjen më pas?
7 Qershor 2026, 14:52
Vrau policin, lihet në burg Violand Braçellari
7 Qershor 2026, 14:30
Armenët votojnë për të ardhmen e vendit mes Lindjes apo Perëndimit
7 Qershor 2026, 13:51
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës së Republikës
7 Qershor 2026, 13:00
Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës
7 Qershor 2026, 12:41
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Siçili me një mbrëmje luksoze
7 Qershor 2026, 12:12
Protestë në Lushnje për kushtet në spital, qytetarët denoncojnë neglizhencën shtetërore
7 Qershor 2026, 11:41
Tiranë/ Sekuestrohet mbi 1 kg heroinë, dy të arrestuar
7 Qershor 2026, 11:24
Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit
7 Qershor 2026, 09:47
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Qershor 2026, 09:29
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
7 Qershor 2026, 09:12
Shqipëria, industria automotive, mes rritjes dhe humbjes së avantazhit të kostos së lirë
7 Qershor 2026, 08:54
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
7 Qershor 2026, 08:34
Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot
7 Qershor 2026, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Qershor 2026, 07:56
Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë në spital
6 Qershor 2026, 21:57
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09