Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Në Kuvendin e 30 prillit shpallim datën e zgjedhjes së kryetarit të PD, si do e zëvendësojmë Alibeajn

Berisha: Në Kuvendin e 30 prillit shpallim datën e zgjedhjes së

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Kuvendi i 30 prillit do të zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe më pas Këshilli Kombëtar do të zgjedhë Kryesinë.

I ftuar në Syri.tv, Berisha njofton se në këtë datë do të shpallet edhe data e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit.”-deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shpjegoi se si do zëvendësohet kryetari i grupit parlamentar PD-së.

“Zëvendësimi i Alibeajt që nuk është më kryetar për ne, bëhet sipas statutit, duhet të zëvendësohet nga nën kryetarin e partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana, pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar dhe Nën Kryetari që do të kryesojë grupin. Ai rri thjeshtë në funksion të Edi Ramës por ai për grupin është  krejtësisht i pavlerë”, tha Berisha.

 

Të fundit