Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha publikon deklaratat publike të Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës, e shpalli investitor strategjik

Berisha publikon deklaratat publike të Ramës: I bëri

Kryedemokrati Sali Berisha publikoi sot nga selia blu deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama pasi biznesmeni Luftar Hysa dhe rrethi i tij familjar janë sanksionuar nga administrata Trump si individë të dyshuar për larje parash të ardhura nga trafik droge në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa.

Sipas Berishës, Rama i bëri avokatinë më të madhe Luftar Hysës dhe e shpalli investitor strategjik në Shqipëri. 

"Tani mundësisht deklaratat e Ramës.
Avokati i tyre...
A ka avokati më të madhe?
Ja, flet si avokat.
Flet vetë, tregon vetë se si i dha lincencën e hotelit, i dha lejen e hotelit me 5 yje, e shpalli investitor strategjik 10 vjet pa taksa, i dha licencën e kazinosë klanit të Sinaloas, vëllezërve Hysa në një ndër pozicionet më të fuqishme në kartelin më të fuqishëm të drogës në botë që është Sinaloa", tha Berisha. 

 

Të fundit