Flash News

Ditari i Opozitës

Enton Abilekaj: Air Albania, një aventurë e dështuar e Ramës që përfundoi me falimentim

Enton Abilekaj: Air Albania, një aventurë e dështuar e Ramës

Analisti, Enton Abilekaj ka kritikuar  projektin e Air Albania, duke e cilësuar atë si një tjetër dështim të qeverisë Rama. Në një postim në facebook, Abilekaj thekson se për pesë vite, Air Albania duhej të kishte dhënë 3 milionë euro për Stadiumin Kombëtar, por bilanci është zero.

Sipas tij, Air Albania ishte një biznes i ndërtuar mbi marrëveshje politike me Erdoganin, që tani po mbyllet, duke lënë pas vetëm maskotin e përdorur për charterin luksoz.

Abilekaj ironizon se emri i ri i stadiumit duhet të jetë “Inceneratori,” duke bërë një paralelizëm me projektet e tjera të kontestuara të qeverisë Rama.

Postimi:

Per 5 vjet, AirAlbania duhet te kishte dhene 3 milione euro per Stadiumin. Sot, kur shkronjat po i hiqen pa lavdi, bilanci eshte zero. Asnje lek, reklame falas, per nje biznes me Erdoganin qe falimentoi me dem financiar kolosal.
AirAlbania, si gjithe aventurat delirante dhe bizneset politike te krijuara nga mendja e Edi Rames, po iken duke na lene pas maskotin qe perdorte charterin luksoz.
Emri i ri i Stadiumit meriton te jete Inceneratori.

Të fundit