Flash News

Ditari i Opozitës

Fabrika e armëve në Shkozë, Zhulali: Vetëm Këshilli Bashkiak mund të vendosë

Fabrika e armëve në Shkozë, Zhulali: Vetëm Këshilli

Këshilltarja demokrate e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e papritur të qeverisë Rama për ndërtimin e një fabrike të prodhimit të armëve luftarake në zonën e Shkozës në Tiranë, urdhër ky i firmosur nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

E ftuar në News24, Zhulali  e ka cilësuar këtë vendim si një shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, madje sqaron se Këshilli Bashkiak ka ekskluzivitetin për të autorizuar veprimet në lidhje me pronat dhe se vendimi i Këshillit të Ministrave është i paligjshëm.

“Ne kemi depozituar një kërkesë në Bashkinë e Tiranës për mbledhjen urgjente të Këshillit, pasi vetëm ky i fundit ka të drejtën të autorizojë veprimet ndaj këtyre pronave. Ky vendim kërkon të merret me tre të pestat në këshill, ndaj kërkojnë të anashkalohet ky votim,” u shpreh ajo.


Zhulali kritikoi Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka marrë funksionet e kryebashkiakut dhe ka shkelur ligjin për qeverisjen vendore.

“Shteti funksionon me dokumente dhe nuk e dimë sot kush e drejton Bashkinë Tiranë. Vendimi është marrë pa pyetur asnjë qytetar, dhe jam e sigurt se nëse do të pyeteshin, ata do të ishin kundër këtij vendimi,” tha ajo.

Ajo shprehu besimin se ky vendim do të zhbëhet pas zgjedhjeve të 11 majit, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të besojnë se mund të ketë ndryshime në të ardhmen duke votuar Partinë Demokratike.

 

Të fundit