Flash News

Ditari i Opozitës

Ilda Zhulali: Rama përdori letrën e Trump si “sapun” për të larë skandalet

Ilda Zhulali: Rama përdori letrën e Trump si “sapun”

Ish-kandidatja e PD në zgjedhjet e 11 majit, Ilda Zhulali e ka cilësuar letrën e Donald Trump që kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale, si “sapun” për të larë skandalet e qeverisë.

E ftuar në News 24, Zhulali tha se duke nisur nga AKSHI dhe tek Balluku, Rama po përpiqet të japë mesazhin se me SHBA ka një marrëdhënie normale.

"Ndodhi ajo që Edi Rama donte ta përdorte letrën e Trump për të larë fytyrën e carë nga skandalet. Skandali i AKSHI-t i ka ndezur llampat e alarmit të NATO-s dhe BE për shkak të cenimit të sigurisë ndërkombëtare.

Tek AKSHI Rama ka dhe një akuzë që ka ngritur SPAK për një grup të strukturuar kriminal, ke narkoshtetitn që ka ndërtuar në zemër të Evropës, që po flasin të gjitha agjencitë ligjzbatuese.

Ka folur foxneës për Ramaduron e Evropës. Për zv/kryeministren që duhet të ishte sot në burg dhe Rama po e mban me pahir ndërkohë që rrugët po rrëzohen që kanë kushtuar miliona euro, për tunelin pa çelik. Për përmbytjet, duke shkaktuar dëm kolosal", tha Zhulali. 

Të fundit