Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Bardh Spahia te Voltana Ademi, kush janë kandidatët e Berishës për Bashkinë e Shkodrës

Nga Bardh Spahia te Voltana Ademi, kush janë kandidatët e

Komisioni për Rithemelimin të PD-së ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës.

Afati i fundit ka qenë dita e martë dhe sikurse pritej dy emrat potencialë janë kryetarja aktuale Voltana Ademi dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Bardh Spahia.

Ndërkohë emrat e tjerë janë ato ish-kryebashkiakut Lorenc Luka, ish-deputetit Astrit Bushati, nënkryetarja e Partisë Demokratike në Shkodër Irena Shestani dhe nënkryetari i bashkisë Ardit Qylybyli.

Të gjithë kandidatët kanë depozituar dokumentat e kërkuara, bashkë me formularin TIP që iu ishte dorëzuar. Kandidati që do të garojë më 6 mars do të zgjidhet nga anëtarësia.

Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet në datën 30 Janar. Zgjedhjet vendore do të mbahen në 6 bashki, atë të Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Lushnjes e Rrogozhinës.

 

Të fundit