Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka jep detaje nga axhenda e Kuvendit: Dy datat e propozuara për zgjedhjen e kreut të PD

Paloka jep detaje nga axhenda e Kuvendit: Dy datat e propozuara për

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka, ka dhënë detaje nga axhenda e Kuvendit Kombëtar që do të mbahet këtë të shtunë.

Në një intervistë për RTV Ora, Paloka tha se 30 Prilli do të nisë me disa ndryshime në statut për të bërë disa rregullime që lidhen me propozimet që kanë ardhur nga baza.

Një nga ndryshimet që do të bëhen në statut sipas Palokës, është edhe përfshirja e të gjithë deputetëve në Këshillin Kombëtar, duke modifikuar edhe numrin e anëtarëve.

“Më 30 prill do të nisim me disa ndryshime statutore,të cilat kanë si qëllim kryesor përfshirjen jo vetëm të deputetëve që ishin në mbështetje të Bashës, por edhe disa rregullime të tjera që kanë ardhur si propozime qoftë nga baza. Një ndryshim tjetër në statut do të jetë përfshirja në Këshillin Kombëtar të të gjithë deputetëve. Më pas do të procedojmë me votimin për Këshillin e Ri Kombëtar të PD-së dhe sigurisht më pas do të zhvillohet axhenda, me fjalime e diskutime. Ulja e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, mund të pësojë një modifikim, për përfshirjen e deputetëve”, u shpreh Paloka.

Anëtari i ‘Rithemelimit’ tregoi se datat 21 ose 22 Maj, do t’i propozohen Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

“Data për zgjedhjen e kryetarit të PD-së është diskutuar mbrëmë dhe është vendosur t’i propozohet Kuvendit data 21 ose 22 Maj, dhe pastaj do të vendos Kuvendi nëse është dakord ose. Këshilli do të nxjerrë Kryesinë e PD, e cila do të marrë përsipër drejtimin e PD-së”, tha Paloka.

Të fundit