Flash News

Ditari i Opozitës

Situata në PD/ Paloka: Bashës i thashë ke dy rrugë, edhe unë kam përgjegjësitë e mia

Situata në PD/ Paloka: Bashës i thashë ke dy rrugë, edhe

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka folur për situatën në Partinë Demokratike. Paloka tha se ka qenë nënkryetar dhe ka përgjegjësitë e fajet e tij për çfarë ka ndodhur. Por shtoi se nuk ka angazhim total të lëvizjes që po ndodh sot.

“Unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut”, tha Paloka.

Ky i fundit tregoi për “Kjo Javë” se kishte diskutuar me kryedemokratin Basha që pas ultimatumit të ambasadores Yuri Kim për të përjashtuar Sali Berishën nga partia.

Paloka thotë se i ka sugjeruar Bashës dy rrugë për të dalë nga situata, duke shtuar se ai nuk i kishte pranuar sugjerimet.

“Ky ka kopjuar veset e Ramës. I vetmi që po hedh poshtë çdo sakrificë të demokratëve është Lulzim Basha. I kam kërkuar të votëbesohet. Që kur ambasadorja përmendi barin, filluan sulmet ndaj Bashës se nuk po reagonte. Dhe i thashë ke dy rrugë, ose të tërhiqesh ‘jo tha nuk e bëj’ nga akti ose dil e thuaj demokratëve ‘mendova se me këtë akt po bëja më të mirën’, nuk më doli e kërkoj votëbesimin tuaj. Nuk e pranoi. Me dhjetëra herë i kam thënë të votohej, vetëm vota e zgjidhte këtë krizë. Ka pranuar çdo gjë për karrigen e vet”, tha Paloka.

Të fundit