Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në Kuvend, përjashtohen 40 ditë Edi Paloka dhe 20 ditë Petrit Doda

Tensionet në Kuvend, përjashtohen 40 ditë Edi Paloka dhe 20

Deputeti i PD Edi Paloka është përjashtuar me 40 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa deputeti tjetër i PD, Petrit Doda me 20 ditë.

Këto masa disiplinore janë vendosur sot nga Sekretariati i Etikës pas tensioneve të fundit të krijuara në sallën e Parlamentit në seancën e një dite më parë, pasi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit, ndërsa Petrit Doda debatoi me tone të ashpra me deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj.  

Kujtojmë se të përjashtuar janë edhe 19 deputetë të tjerë të opozitës, si Gazment Bardhi, Flamur Noka etj.

 

Të fundit