Flash News

Ditari i Opozitës

Shkatërrimi i selisë së PS Shkodër, Voltana Ademi akuza Policisë së Shtetit: Vepruan me vonesë!

U procedua penalisht si organizatore, reagon Voltana Ademi: PD s'ka organizuar asnjë protestë!

Shkatërrimi i selisë së PS Shkodër, Voltana Ademi akuza
Në foto: Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka reaguar ashpër pas procedimit penal të nisur ndaj saj si një prej organizatoreve të protestës së djeshme, në të cilën u dogj edhe selia e Partisë Socialiste.

Sipas Ademit, gjithë përgjegjësia për eventet e djeshme është e policisë.

Ademi thekson se mosreagimi i policisë, bëri që situata të merrte rrjedhë tjetër. Ndërkaq, referuar procedimit penal ndaj saj, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik.

“Policia Bashkiake ka qënë në punë, protestat janë të ligjshme, unë kam lëvizur me qytetarët nga posta deri te sheshi, qytetarët kanë vepruar në mënyrën më korrekte. Nuk di kush i organizoi ato sulme. PD nuk ka organizuar apo udhëhequr një protestë.

Kërkoj të hetohet çdo gjë që ndodhi dje. Vijoj të akuzoj Policinë e Shtetit për mos reagim, nuk e kuptoj pse policia duhet të vepronte pas 40 mintash”,- tha ajo.

Të fundit