Flash News

Ditari i Opozitës

Voltana Ademi i bashkohet Berishës: Do jem në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Voltana Ademi i bashkohet Berishës: Do jem në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi deklaroi se do t'i bashkohet Kuvendit të datës 11 Dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC News, Ademi u shpreh se së pari, ka një problem me demokracinë e brendshme dhe më pas me përfaqësimin e partisë, teksa u shfaq skeptike lidhur me Kuvendin e 18 Dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha dhe Kryesia e PD-së.

“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme. Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”, tha Ademi.

Të fundit