Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali: Ende asnjë hetim në Shqipëri për Ramën si i përfshirë në dosjen 'McGonigal'

Zhulali: Ende asnjë hetim në Shqipëri për Ramën si i

Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali tha se raporti i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, jo vetëm që konfirmon akuzat ndaj McGonigal, por hedh më shumë dritë mbi mbi ndërhyrjet e Kinës në SHBA.

Në intervistën për Syri Tv, Zhulali thotë se ajo që e bën më intriguese këtë dosje, është mënyra se arrihet deri në FBI, përmes këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, duke kapur sistemin amerikan atje me anë të korruptimit.

Zhulali: McGonigal s’u arkivua, pati një hetim gjyqësor dhe mori dy dënime, paralelisht me këtë kishin nisur hetime administrative nga FBI dhe në Departamentin e Drejtësisë apo edhe senati ku kërkon indo se deri ku ka ndikuar McGonigal dhe dëmi që është bërë në strukturën e FBI dhe drejtësisë. Raporti konfirmon akuzat e mëhershme për McGonigal dhe hedh më shumë dritë mbi ndërhyrjet e Kinës në SHBA.

Ajo që e bën më intriguese çështjen, është mënyra se si arrihet aty, është përmes këshilltarit të kryeministrit Rama për të kapur sistemin amerikan me këtë formë. Raporti ka disa pjesë, por që janë redaktuar pasi ka informacione sensitive, nga të dhënat ajo që bën përshtypje është se paralelelisht me emrin e agjentit kaq të lartë, është një tjetër emri kryeministri, Edi Rama, që bashkë i bën një pseudo-këshilltar që nuk dihet çfarë veprimtarie ka.

Trump ka pasur investimin personal në këtë çështje. Ka një interes të shtuar ndaj çështjes McGonigal, dhe besoj që edhe hetimet që do të vazhdojnë do të nxjerrin edhe elementë të tjera të kësaj çështjeje.

Ajo çfarë nuk ndodh në Shqipëri është se s’ka hetim gjyqësor për lidhjet e Ramës, që rezulton të jetë aktori korruptues i McGonigal, roli i këshilltarit të Ramës, Duçka dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë. Përfshira e këtyre njerëzve, çfarë ka prodhuar, si e ka cenuar Republikën e Shqipërisë. Ajo çfarë ne na intereson, është se si i ka cenuar interesat kombëtare.

Ka pasur 3 interesa, 1-për të goditur opozitën shqiptare, inercia vijon ende në Shqipëri, pasi ndaj krerëve janë hapur dosje penale. 2- interesat ekonomike që përfshihen, si i ka tregtuar Rama, në emër të kujt? 3-Reforma në Drejtësi, që ishte pjesa më e madhe e suksesit që rama ka mbajtur në gojë përgjatë këtyre viteve, që në fakt rezulton të jetë e dështuar dhe kapur, nën kontrollin e  plotë të Ramës.

Këto duhet ta kishin tronditur çdo vend normal dhe një qeveri, dhe sigurinë që ka dështuar në të gjitha nivelet në Shqipëri. Ka heshtje totale në Shqipëri, pak media i bëjnë jehonë, deri këtu janë përpjekjet e Ramës për të kontrolluar impaktet që kjo çështje duhet të ketë apo ka në institucionet tona.

Të fundit