Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali: Shqiptari punon 4 herë më shumë për të njëjtin produkt si europiani

Zhulali: Shqiptari punon 4 herë më shumë për të

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, në një postim në Facebook shkruan se Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë për fuqinë blerëse të qytetarëve.

Sipas saj, kjo do të thotë që shqiptarët duhet të shpenzojnë një pjesë shumë më të madhe të të ardhurave të tyre për produktet bazë, në krahasim me qytetarët e vendeve të tjera europiane.

Shembullin e jep duke krahasuar një libër ose një litër nafte: nëse një libër kushton 10 euro, fëmija shqiptar që fiton 10 euro në muaj e shpenzon gjithë xhepin për të, ndërsa fëmija gjerman që fiton 43 euro, shpenzon vetëm një pjesë të vogël.

E njëjta logjikë vlen edhe për çmimin e naftës, që në Shqipëri është pothuajse i njëjtë me atë të Gjermanisë, por qytetari shqiptar duhet të punojë shumë më shumë për ta blerë.

Zhulali thekson se ndërsa vendet e tjera europiane po marrin masa për të kompensuar qytetarët për rritjen e çmimeve, në Shqipëri qytetarët po sfidohen të punojnë më shumë për të përballuar të njëjtat shpenzime.

Postimi i Zhulalit:

Shqipëria renditet në vend të fundit për fuqinë blerëse në Europë. Çfarë do të thotë kjo?

Imagjino dy fëmijë në klasë. Njërit i japin 10 euro në muaj. Tjetrit i japin 43 euro.

Mësuesi u thotë të dyve:

“Libri kushton 10 euro.”

Për fëmijën e parë, ai libër i merr gjithë xhepin e muajit.

Për fëmijën e dytë, merr vetëm një të katërtën.

Shqipëria është fëmija i parë. Është më keq edhe se Ukraina (në luftë).

Tani zëvendëso librin me naftën.

Çmimi i naftës në Shqipëri është pothuajse i njëjtë me çmimin në Gjermani. Por gjermani fiton 3-4 herë më shumë para në muaj.

Kur gjermani ndalon tek karburanti, ai le atje 5 minuta punë.

Kur shqiptari ndalon tek i njëjti karburant, le atje 20 minuta punë.

I njëjti litër. I njëjti çmim. Por kosto totalisht e ndryshme.

E ndërsa kryeministrat europianë po marrin masa që rritja e çmimit të naftës në bursë të kompensohet me ulje taksash, kryeministri ynë ju fton të punoni dhe një turn tjetër.

 

Të fundit