Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi sot në seancë plenare, zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH

Kuvendi sot në seancë plenare, zgjidhen anëtarët dhe

Kuvendi do të mblidhet sot në në orën 10:00 në seancën e radhës. Në rendin e ditës janë 25 pika për diskutim, ku mes tyre edhe përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së.

Javën e kaluar, Komisioni i Medias kaloi 10 kandidatura, ndërsa më 11 mars, ka përzgjedhur edhe 2 emra kandidatë për kryetarë.

Zëvendësuesi i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kuvendi shkarkoi Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.

Të fundit