Flash News

E-TJERA

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, kandidati për president padit në SPAK Voltana Ademin

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, kandidati për president padit

Biznesmeni Almiro Gurakuqi ka paditur në SPAK kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pasi Bashkia ka shpallur ankandin për shitjen e aksioneve të Vllaznisë.

Gurakuqi, i cili kandidoi për të blerë aksionet e klubit të futbollit të Vllaznisë dhe për t’u bërë president, e ka paditur kryebashkiaken për shpërdorim detyre.

Në padi thuhet se Ademi ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, pasi Njësia e Ankandit vendosi ta skualifikojë Gurakuqin për parregullësi në dokumente.

Vendimin ai e ankimoi në Komisionin e Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër.

Pas kësaj ai ka paditur kryebashkiaken Ademi dhe Njësinë e Ankandit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera ose ankande.

 

 

Të fundit