Flash News

E-TJERA

‘Biznesmen i lidhur me kartelin Sinaloa’, Luftar Hysa tregon pse u takua me Ramën në kryeministri

‘Biznesmen i lidhur me kartelin Sinaloa’, Luftar Hysa tregon pse u

Biznesmeni Luftar Hysa i përfolur në mediat meksikane si një nga ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri në datën 4 tetor të vitit 2020 vizitoi zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.

I ftuar në ‘Opinion’, Hysa tregoi se cili ishte qëllimi i vizitës së tij në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

“Histori e bukur. Kam dashur ta takoj Ramën. Kam një mik nga Skocia. Është fotograf dhe bën libra. Ai donte të bënte një libër për Shqipërinë.

Duke parë që Rama është artist, mendojani prezantoja këtë projekt. Ramën e takova përmes një mikut tim që ka ndihmuar Shqipërinë në hapjen negociatave, një deputet gjerman”, tha Hysa.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit