Flash News

E-TJERA

Dogji të gjallë 12-vjeçaren pasi tentoi ta pë*dhunonte, del para gjykatës Adrian Zeko

Dogji të gjallë 12-vjeçaren pasi tentoi ta pë*dhunonte,

Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 2011, do të dalë para Gjykatës së Pireut në Greqi.

Shqiptari i mori jetën një vajze të mitur me origjinë shqiptare, pasi tentoi ta përdhunonte fillimisht.

63-vjeçari akuzohet për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç.

Vajza u gjet me djegie që i mbulonin 80% të trupit në shkallët e pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël. Ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku ndërroi jetë pas 13 ditësh.

Në fillim u dyshua se Zenaida kishte bërë vetëvrasje për shkak të një shënimi të shkruar me dorë nga e mitura e gjetur në shtëpinë e saj. Hetimet morën kthesë dhe u përqendruan tek rrethi i ngushtë familjar i vajzës, pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas iu ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.

Të fundit