Flash News

E-TJERA

Foto/ 'Djemtë e ‘nënës’ lejohen të ndërtojnë pa leje kudo ndërsa të tjerët janë të njerkës'

Foto/ 'Djemtë e ‘nënës’ lejohen të

Në kulmin e debatit për tensionet në Theth, gazetari Ferdinand Dervishi ka ngritur alarmin për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit.

Dervishi ka denoncuar me foto se si administratori i Njësisë Administrative Shalë, që përfshin zonën turistike të Thethit (në foto me Edi Ramën), është pas ndërtimit pa leje të kishës në Vermosh pa asnjë leje ligjore dhe me dokumente që lidhin emrin e tij me firmën ndërtuese.

Megjithatë, sipas statusit të publikuar në Facebook, ky individ është përjashtuar nga hetimet nga SPAK dhe Prokuroria e Shkodrës, në një kohë kur objekte të tjera pa leje po shemben.

"Djemtë e ‘nënës’ lejohen të ndërtojnë pa leje kudo ndërsa të tjerët janë të njerkës. Personi i shënuar me të kuqe në foto, është Administratori i Njësisë Administrative të Shalës që përfshin Thethin, i cili ka ndërtuar kishën e Vermoshit pa asnjë leje.

Çuditërisht, SPAK dhe Prokuroria e Shkodrës e kanë përjashtuar nga hetimi i këtij ndërtimi të paligjshëm me gjithë provat që vërtetojnë se ai është pronari i firmës ndërtuese të kishës dhe i shumë objekteve të tëra pa leje në Shkodër dhe Malësi të Madhe, përfshirë dhe ndërtimet në Theth të cilat tani po prishen", shkruan Dervishi. 

Foto/ 'Djemtë e ‘nënës’ lejohen të

Të fundit