Flash News

E-TJERA

Foto/ Këto janë dy tutoret që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion

Foto/ Këto janë dy tutoret që shfrytëzonin vajzat e huaja

Një shtetase ruse dhe një ukrainase janë arrestuar në kuadër të operacionit "Escort" për shfrytëzimin e shtetaseve të huaja për prostitucion në Tiranë. Anna Tkachenko dhe Elena Maslova u kapën në flagrancë, dhe fotot e tyre janë publikuar nga autoritetet. Bashkë me to, janë proceduar penalisht edhe 11 vajza që shfrytëzoheshin nga të arrestuarat.

Tkachenko dhe Maslova reklamonin vajzat në faqen "Escort Tirana", ndërsa fitimet nga aktiviteti i paligjshëm transferoheshin te organizatorët e kësaj faqeje, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Një nga vajzat që ishte pjesë e këtij rrjeti ka bashkëpunuar me policinë, duke ndihmuar në zbulimin e organizatës. Policia është në kërkim të organizatorëve që fshiheshin pas këtij aktiviteti dhe përfitonin fitimet e paligjshme.

Të fundit