Flash News

E-TJERA

Hiqet memoriali për 4 policët e vrarë në Durrës, u inaugurua 1 muaj më parë

Hiqet memoriali për 4 policët e vrarë në Durrës, u

Është hequr memoriali i 4 policëve të vrarë nga Dritan Dajti në qytetin e Durrësit, 1 muaj pasi u vendos. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari u përjetësuan në një nga rrugët kryesore të qytetit. Rruga në qytetin e Durrësit u riemërua si rruga “Dëshmorët e Kombit” në nderim të tyre.

Sot, memoriali në nder të 4 policëve të operacionales është hequr. Vepra e skulptorit Ardian Pepa e realizuar nën kujdesin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nuk është më. Aty kanë ngelur vetëm vidat.

Hiqet memoriali për 4 policët e vrarë në Durrës, u

Megjithatë, burime të Policisë së Durrësit thonë se memoriali është larguar sepse i ishin liruar vidat. Nuk dihet ende se kur do të rivendoset pllakata përkujtimore e 4 policëve, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” të qytetit bregdetar.

Të fundit