Flash News
Historia e panjohur e Nënë Terezës, helmimi i të atit nga serbët dhe gjakmarrja që i mori paraardhësit
Michael Cook/ The Epoch Times
Në shqipe: Politiko.al
“Me gjak jam shqiptare. Nga shtetësia, indiane. Me besim, jam murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, unë i përkas botës. Për sa i përket zemrës, unë i përkas tërësisht Zemrës së Jezusit.”
Kjo autobiografi modeste nuk mund t'i takonte kujt tjetër veç Gonxhe Bojaxhiut, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza. Shumë kohë përpara vdekjes së saj në 1997 dhe ngritjes së saj në statusin e një shenjtoreje katolike në vitin 2016, ajo magjepsi biografët. Intervista e Malcolm Muggeridge në studion e BBC-së në Londër në vitin 1968, e ndjekur nga një dokumentar i vitit 1969 i filmuar në Kalkuta dhe një libër i vitit 1971, "Diçka e bukur për Zotin", nisi atë që pothuajse mund të përshkruhet si një industri e Nënë Terezës.
Gëzim Alpion është një akademik me origjinë shqiptare në Universitetin e Birminghamit në Britani, interesat e të cilit përfshijnë sociologjinë e fesë dhe të famës. “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj” është libri i tij i dytë për bashkatdhetaren e tij të famshme. Ai konsiderohet si "autori më autoritar në gjuhën angleze" për të dhe "themeluesi i Studimeve të Nënë Terezës" - edhe pse ai nuk ndjek asnjë besim, duke e përshkruar veten si një "racionalist shpirtëror". Të tjerë kanë shkruar për veprat e saj të mira dhe shpirtërore, por Alpion shqyrton identitetin e saj shqiptar.
Ky kënd harrohet thuajse gjithmonë, pasi Gonxhe Bojaxhiu u largua nga shtëpia e saj në Shkup (i cili sot është kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut) kur ishte 18 vjeç. Sot ajo është plotësisht e identifikuar me Indinë.
Ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se njerëzit do ta konsideronin atë si shqiptari(e)n më të madh/e që nga kryekomandant luftarak dhe patrioti mesjetar Skënderbeu (1405–1468). Në fakt, Alpion zbuloi se ajo i ishte betuar nënës së saj kur u largua “nuk do të flas kurrë shqip derisa të takohemi përsëri”.

Bojaxhi e mbajti atë premtim, brenda kufijve të etikës. Ajo nuk e pa më kurrë nënën e saj. Ajo kishte një kushërirë dhe motër të birësuar, Filomenën, të cilën e donte shumë, e cila emigroi në Australi. Ajo e vizitoi atë në vitin 1969 dhe këmbënguli të fliste anglisht, edhe pse Filomena nuk e kishte zotëruar kurrë gjuhën. Edhe gjatë tetë udhëtimeve në Shqipëri në fund të jetës së saj, ajo foli në anglisht.
Alpion e zbuloi këtë mister duke rishikuar dhimbjen e pandërprerë të historisë shqiptare dhe duke gërmuar në sfondin e shenjtores në të dy anët e familjes së saj.
Shqiptarët nuk mund të kujtojnë një të kaluar të lavdishme si banorë të një perandorie të fuqishme, siç mund të bëjnë vendet e tjera të vogla europiane – bullgarët, armenët, grekët apo lituanezët. Pushtimet dhe persekutimet periodike nga serbët dhe turqit kanë bërë që valët e emigrantëve shqiptarë të ikin nga lindja dhe perëndimi. Në Siri, ka – ose ka patur, përpara kaosit të luftës civile barbare – komunitete të vogla shqiptarësh etnikë të njohur si arnautët. Në Itali, ka mjaft fshatra të vegjël shqipfolës për të justifikuar dy peshkopë katolikë të ritit bizantin, shqipfolës.
Njerëzit me prejardhje shqiptare kanë luajtur një rol të rëndësishëm në histori. Përveç Skënderbeut dhe Kemal Ataturkut, Alpion argumenton edhe për aventurierin korsikan Napoleon Bonaparte. Dhe ka pasur katër Papë nga Shqipëria ose me prejardhje shqiptare, më së fundmi pontifi i shekullit të 18-të Klementi XI (i cili lindi si Giovanni Francesco Albani).
Në shekujt e fundit, shqipfolësit janë shtypur mes serbëve dhe grekëve ortodoksë dhe turqve myslimanë, gjë që sjell rezultatin e vetëm rreth 10 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë aktualisht që identifikohen si katolikë romanë. Serbët donin që shqiptarët të bëheshin ortodoksë dhe turqit donin që ata të bëheshin myslimanë. Fatkeqësisht, për shekuj me radhë Vatikani, i cili ndodhet pikërisht përtej detit Adriatik, nuk ishte i përgatitur për të mbrojtur katolikët shqiptarë, sipas Alpion. Kishte gjëra më të mëdha në tavolinë-një përpjekje për ta patru mirë me serbët.
Spastrimet etnike dhe masakrat vazhduan në shekullin e 20-të. Në fund të viteve 1950, qeveritë e Jugosllavisë dhe Turqisë bënë një pakt që do të lejonte mërgimin e 1 milion shqiptarëve në Turqi. Në fund, rreth 100 mijë u dëbuan. Ishte "trafikim njerëzor i miratuar nga shteti i popullsisë së … rajoneve të tëra të një kombi të lashtë, homogjen," thotë Alpion.

Ç’lidhje ka ky sfond i zymtë me Nënë Terezën?
Alpion ka gërmuar thellë në historinë e saj familjare dhe ka zbuluar se është e njollosur me gjak dhe nacionalizëm. Ai është i pari që publikon detaje.
“Toka e Shqipërisë! … ti nënë e ashpër e njerëzve të egër!” këndoi poeti anglez i shekullit të 19-të Lord Bajron. Nuk e kishte gabim. Stërgjyshi i Bojaxhiut nga nëna, Pjetër Bardhi, u vra në gjakmarrje. Djali i tij, gjyshi i Bojaxhiut, Ndue, u hakmor për të dhe u vra po në këtë serial gjaku. Djali i Ndues, Gjoni, xhaxhai i Bojaxhuit, ishte një tjetër viktimë e gjakmarrjes.
Apo dhe nacionalizmi i zjarrtë i babait biznesmen të Bojaxhiut, Nikollës. Ai punoi për të promovuar arsimin në gjuhën shqipe dhe loboi që shkollat shqipe të mos mbylleshin nën presionin serb. Ai madje arriti të sigurojë financime për shkollat ekzistuese dhe për hapjen e shkollave të reja. Ai kundërshtoi krijimin e Mbretërisë së Jugosllavisë, e cila pushtoi territorin shqiptar pas Luftës së Parë Botërore.
Kjo ndoshta çoi në vdekjen e tij. Në vitin 1919, biznesi i tij falimentoi dhe jo shumë kohë më pas, ai u helmua pas një takimi politik në Beograd, Serbi. Orët e tij të fundit ishin agonizuese dhe traumatizuan familjen, përfshirë edhe 9-vjeçaren Gonxhe.
Alpion beson se edhe emri i Gonxhes ishte një gjest nacionalist. Në shqip do të thotë “syth trëndafili” ose “lule e vogël”. Kur ajo u lind në vitin 1910, si nacionalistët sllavë, ashtu edhe autoritetet osmane nuk e pranonin përdorimin e gjuhës shqipe. Emërtimi i vajzës së tyre të mitur Gonxhe ishte "një akt i vogël por domethënës sfide", sipas Alpion. Dhe emri i saj i pagëzimit, Agnes, ishte në mënyrë të dukshme katolik roman.
Ky sfond i errët ishte, siç thonë - ose thoshin - "formues karakteresh", për Bojaxhiun. Por në vazhdën e Luftës së Parë Botërore, kishte më shumë përpara. Vëllai i nënës së saj, Marku, një biznesmen i begatë, kishte katër fëmijë. Në fillim, njëri nga djemtë vdiq nga gripi spanjoll, më pas babai zemërthyer. Ky grip mori edhe një vajzë tjetër, burrin e saj dhe sërish një vajzë tjetër. Më në fund, Bojaxhiut i vdiq gjyshja. Jetoi vetëm Filomena, e cila erdhi të jetonte me Gonxhen dhe nënën e saj Rozën.
Alpion beson se këto përvoja të fëmijërisë e përgatitën Bojaxhuin për vokacionin e saj në Misionarët e Bamirësisë.
"Ishte gjatë atyre viteve të trazuara të formimit në Shkup që filloi mirënjohja e përjetshme e Gonxhes ndaj Jezusit," shkroi ai. “Ky ishte gjithashtu momenti kur ajo filloi të mendonte se mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen e saj ishte të ndihmonte njerëzit në hall. Kjo ishte një nga arsyet pse ajo zgjodhi Indinë si destinacion kur mësoi për të varfërit e saj nga misionarët ballkanikë që kishin shërbyer atje.»
Të gjitha këto informacione të reja sugjerojnë se Bojaxhiu ishte e përgatitur mirë për atë që mistikët katolikë e quajnë "natën e errët të shpirtit", në të cilën ajo u trondit nga dyshimet për ekzistencën e Zotit dhe providencën e tij gjatë viteve të gjata si murgeshë.
Askush nuk dyshon se Bojaxhiu ishte një grua e jashtëzakonshme. Ky studim i hulumtuar në mënyrë skrupuloze tregon se ajo ishte edhe më e jashtëzakonshme nga sa mendonim. Siç shkroi Alpion, "Jeta, shërbimi dhe trashëgimia e Nënë Terezës tregojnë nevojën për të përfshirë "gratë" në pretendimin e Thomas Carlyle se "historia e botës nuk është veçse një biografi e burrave të mëdhenj".
Fotot:
-Nënë Tereza bekon një fëmijë më 20 tetor, 1993, në Singapore (ROSLAN RAHMAN AFP via Getty Images)
-Kopertina e librit
-Nënë Tereza ecën me Roger Schutz-Marsauche, themelues dhe prift i komunitetit Taize, më 23 tetor 1983. (LUC NOVOVITCH AFP via Getty Images)
Të fundit
Valë të reja sulmesh ndaj Izraelit, Irani lëshon raketat
7 Qershor 2026, 21:55
Shenjat e horoskopit që gjithmonë i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre
7 Qershor 2026, 21:37
Protestuesit ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës, motoristët i bashkohen qytetarëve
7 Qershor 2026, 21:24
Numërohen mbi 40% e votave, Vetëvendosje kryeson me mbi 41%
7 Qershor 2026, 21:03
‘Ky cjapi shitet 1 euro’/ Pankartat pikante nga protesta e 8 para Kryeministrisë
7 Qershor 2026, 20:33
VIDEO/ 'Çmendet' Rama, del nga skenari me gjeste të pazakonta
7 Qershor 2026, 20:20
Nis numërimi i votave në Kosovë, publikohen rezultatet e para
7 Qershor 2026, 19:57
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%
7 Qershor 2026, 19:31
Vlorë/ I riu qëllohet sapo doli nga kafja, autori e priste me motor
7 Qershor 2026, 19:11
Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur, autori në arrati
7 Qershor 2026, 19:00
Rama kërcënon blogerët: S’i japin as 1 euro taksë shtetit
7 Qershor 2026, 18:48
Të shtëna me armë në Shijak
7 Qershor 2026, 18:33
Rama ndërpret fjalimin për parullën kundër Zvërnecit: Ule atë
7 Qershor 2026, 18:20
“Natyra nuk është pronë e qeverisë”, Boçi: Po njeriun, kur do ta mbrojmë?
7 Qershor 2026, 17:56
Aksident zinxhir në Morinë–Kukës
7 Qershor 2026, 17:42
Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Prokuroria ngre katër akuza ndaj Violand Braçellarit
7 Qershor 2026, 16:39
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 22.74%
7 Qershor 2026, 16:18
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë
7 Qershor 2026, 15:59
Këlliçi: Rama fyeu protestuesit, arroganca dhe korrupsioni i tij duhet të largohen
7 Qershor 2026, 15:29
Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria
7 Qershor 2026, 15:12
Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës... çfarë vjen më pas?
7 Qershor 2026, 14:52
Vrau policin, lihet në burg Violand Braçellari
7 Qershor 2026, 14:30
Armenët votojnë për të ardhmen e vendit mes Lindjes apo Perëndimit
7 Qershor 2026, 13:51
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës së Republikës
7 Qershor 2026, 13:00
Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës
7 Qershor 2026, 12:41
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Siçili me një mbrëmje luksoze
7 Qershor 2026, 12:12
Protestë në Lushnje për kushtet në spital, qytetarët denoncojnë neglizhencën shtetërore
7 Qershor 2026, 11:41
Tiranë/ Sekuestrohet mbi 1 kg heroinë, dy të arrestuar
7 Qershor 2026, 11:24
Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit
7 Qershor 2026, 09:47
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Qershor 2026, 09:29
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
7 Qershor 2026, 09:12
Shqipëria, industria automotive, mes rritjes dhe humbjes së avantazhit të kostos së lirë
7 Qershor 2026, 08:54
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
7 Qershor 2026, 08:34
Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot
7 Qershor 2026, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Qershor 2026, 07:56
Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë në spital
6 Qershor 2026, 21:57
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24