Flash News

E-TJERA

I infektuar me Covid-19, ndërron jetë në Itali mjeku i njohur Bledi Nini

I infektuar me Covid-19, ndërron jetë në Itali mjeku i njohur
Foto Ilustruese/ Bledi Nini

Ndërron jetë nga COVID-19 një tjetër anëtar i bluzave të bardha. Mësohet se viktima është Bledi Nini, 48-vjeç, që shërbente si mjek në ORL, në QSUT.

Nini ka ndërruar jetë në Itali, pasi kishte shkuar në shtetin fqinj për kurim. 48-vjeçari ishte i njohur edhe si një ndër dy mjekët më të mirë të Shqipërisë për trajtimin e problemeve me veshët dhe hundën.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, mjeku Bledi Nini nuk mundi t'i mbijetojë betejës me COVID-19.

Të fundit