Flash News

E-TJERA

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë: Pse Putin do ta ketë të vështirë të realizojë qëllimin

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë: Pse Putin do ta

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Sokol Gjoka, komentoi sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe bëri një parashikim se si mund të vijojë tensioni mes dy vendeve.

I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Gjoka u shpreh se Rusia jo vetëm që është e vetmuar në mesin e këtij konflikti, por edhe Vladimir Putin do ta ketë shumë të vështirë të realizojë qëllimin e tij në Ukrainë.

Sipas Gjokës, presidenti rus përdori argumente të pabaza për të filluar sulmet ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër, përballë tij është Kievi dhe qytetarët e tij që po e mbrojnë vendin me një rezistencë të fortë, të mbështetur edhe nga një solidaritet i gjerë ndërkombëtar.

“Është diçka e paimagjinueshme që një vend i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të sulmojë një vend fqinj e kufitar, si Ukraina. Duke pasur parasysh marrëdhëniet mes dy vendeve, ku popujt trajtohen si vëllezër, ku pothuajse kanë eksperienca të përbashkëta, kultura e histori të përbashkëta, të vijë një moment që të ballafaqohen në kushte lufte, e cila shoqërohet me viktima, tmerre, dëmtime të pronës, pasiguri, krizë. Njerëzit tashmë të të dy krahëve e konsiderojnë njëri-tjetrin si armik, përveç forcave ushtarake të armatosura. Ishte jashtë çdo lloj logjike, por megjithatë lufta ndodhi. Nuk është hera e parë që Rusia ndërmerr veprime të tilla. Kemi ngjarjet në Gjeorgji më 2008, që çuan në aneksimin e dy rajoneve të Gjeorgjisë, që tashmë janë nën drejtimin e Rusisë. Kemi ngjarjet e 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë, duke bllokuar daljet në Detin e Zi, e duke ushtruar presion mbi Ukrainën, dhe tashmë që ndodhi kjo. Argumentet që përdori Putin ishin të pabaza, për të ndërmarrë këtë veprim, që është me pasoja të rënda. Në këto kushte, do thoja se përvesçe Ukraina dhe ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre, me një rezistencë të fortë, me një solidaritet shumë të madh ndërkombëtar, si asnjëherë tjetër, mendoj se Rusia jo vetëm që është e vetmuar, por e ka shumë të vështirë të realizojë qëllimin e vet kësaj radhe”, tha ish-ambasadori.

 

Të fundit