Flash News

E-TJERA

Jep dorëheqjen Dallëndyshe Bici nga detyra e kryeinspektores së IKMT

Jep dorëheqjen Dallëndyshe Bici nga detyra e kryeinspektores së

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së.

Në media është raportuar sot se dorëheqja e saj ishte kërkuar rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, por procesi ishte shtyrë për arsye të brendshme të institucionit.

Dallëndyshe Bici u riemërua në këtë detyrë në korrik të 2022-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore.

Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit është emëruar Adriatik Kupi. Ai ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga qeveria apo IKMT që të sqarojë arsyet e largimit dhe hapat e mëtejshëm për drejtimin e institucionit. 

 

Të fundit