Flash News

E-TJERA

Kriza, mbërrin në Vlorë një nga anijet që do të prodhojë energji elektrike

Kriza, mbërrin në Vlorë një nga anijet që do të
Foto Ilustruese

Një nga anijet që janë marrë me qera për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës. Anija do të qëndrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjeneratorë.

Qeveria ka marrë me qera dy termocentrale lundruese, për të mbuluar kërkesën për energji elektrike në këtë periudhë krize. Vetëm qeraja dyvjeçare për anijet që do vendosen në brigjet e triportit Vlorë kushton rreth 46 milionë USD, ndërsa ajo e prodhimit të energjië rreth 285 milionë USD.

Pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji. Gjithashtu janë ngritur shqetësime edhe për pasojat që mund të kenë në ndotjen e mjedisit.

Të fundit