Flash News

Ditari i Opozitës

Kuvendi i 18 Dhjetorit, Paloka: Është paradoks, nuk mund të ndodhë

Kuvendi i 18 Dhjetorit, Paloka: Është paradoks, nuk mund të

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, e sheh mbledhjen e 18 Dhjetorit nga Lulzim Basha, një paradoks.

Në një lidhje telefonike për studion e 'Opinion', Paloka u shpreh se Kuvendi i 18 Dhjetyorit nuk mund të ndodhë në kushtet ku aktualisht ndodhet Partia Demokratike. Sipas Palokës, Kuvendi i 11 Dhjetorit do të mblidhet sepse e ka kërkuar mbi 50% e delagatëve, të cilën e kanë thirrur me qëllim shkarkimin e Bashës.

"Është paradoks. Kuvendin e kanë kërkuar mbi 50% e delegatëve dhe kanë përcaktuar rendin e ditës. Qëllimi i tyre është se ata janë kundër Bashës. Kuvendi është organi i lartë. Ka të drejtë dhe ta shkrijë partinë fare. Basha deklaroi se meqë edhe një pakicë e vogël ka kërkuar të ketë një Kuvend unë vendosa ta mbledh. Është paradoks. Nuk mund të ndodhë. Nuk mund të ketë dy lista delegatësh. Përderisa mbi 4200 delegatë kanë kërkuar mbledhjen e këtij Kuvendi, nuk disutohet që do të ekzekutohet dhe të gjithë ne të tjerët kemi detyrimin të zbatojmë vendimin e këtyre delegatëve. Nuk ka asnjë pikë, nen që të përcaktojë se si procedohet. Ajo që thuhet në stau është se delegatët i verifikon një Kuvend.", tha Paloka.

Të fundit