Flash News

E-TJERA

Mot i keq, pezullohet për 5 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Mot i keq, pezullohet për 5 ditë lundrimi i mjeteve të vogla dhe

Përkeqësimi i kushteve hidrometeorologjike ka detyruar Autoritetin Portual të Vlorës të marrë masa kufizuese për lundrimin detar. Për një periudhë pesëditore do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i anijeve të peshkimit, si brenda Gjirit të Vlorës ashtu edhe në det të hapur.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi nis në orën 06:00 të datës 2 janar dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të datës 7 janar 2026. Parashikimet meteorologjike flasin për kushte të vështira detare, me erëra në drejtimin jug–jugperëndim që arrijnë forcën 5 deri në 6 bofor, shpejtësi nga 10 deri në 15 metra në sekondë, si dhe dallgëzim që pritet të shkojë deri në 1.5 metra.

Autoriteti Portual ka pezulluar pajisjen me leje-nisje për të gjitha mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, ndërsa drejtuesit e tyre këshillohen të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Gjithashtu, autoritetet u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe subjekteve që veprojnë në sektorin detar të bashkëpunojnë për parandalimin e situatave të rrezikshme dhe garantimin e sigurisë në port.

Të fundit