Flash News

E-TJERA

Moti i keq, pezullohet lundrimi në Portin e Vlorës

Moti i keq, pezullohet lundrimi në Portin e Vlorës

Për shkak të motit të keq që ka karakterizuar vendin ditët e fundit, lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Portin e Vlorës, është pezulluar për të paktën 24 orët e ardhshme.

Ndërkohë, anijet e pasagjerëve të linjave ndërkombëtare nuk janë pezulluar, ato do të lejohen të dalin në det pavarësisht kushteve të motit.

Sipas parashikimit të motit, përmirësimi i kushteve meteorologjike pritet që të lejojë daljen në det për mjetet e vogla lundruese, pasditen e nesërme.

Të fundit