Flash News

E-TJERA

Ndahet nga jeta Aranit Çela, i njohur si xhelati i komunizmit

Ndahet nga jeta Aranit Çela, i njohur si xhelati i komunizmit

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare, Aranit Çela, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë gjatë periudhës së komunizmit.

Çela ishte ndër prokurorët dhe gjyqtarët më famëkeq të regjimit komunist. Për kontributin e tij në mbi 650 procese politike, dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagandë, apo tradhti ndaj atdheut historianët e cilësojnë si Vishinski i komunizmit në Shqipëri.

Për shkak se ishte një nga njerëzit më besnik të regjimit komunist, Aranit Çela mbajti poste të larta, si nënkryetar i degës së hetuesisë, prokuror, gjyqtar dhe deputet i Partisë së Punës.

Të fundit