Flash News

E-TJERA

Nuk është në burg, por i është marrë pasaporta, dalin pamjet nga vendi ku jeton Adriatik Llalla në Itali

Nuk është në burg, por i është marrë pasaporta,

Dalin pamjet e ndërtesës ku jeton ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llala në Romë të Italisë, i dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO.

Sipas Report tv, Llalla prej disa ditësh ka kërkuar azil politik në Itali që më 12 dhjetor.

Nuk është në burg, por i është marrë pasaporta,

Autoritetet kanë bërë një verifikim të identitetit të tij dhe më pas i kanë komunikuar masën e arrestit, pasi Llalla është në kërkim ndërkombëtar sipas një urdhër të SPAK.

Gjithashtu në 'Repolitix' është bërë me dije se ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llala, i është mbajtur pasaporta për të mos pasur të drejtë të lëvizë jashtë Italisë dhe i është kërkuar që të paraqitet në mënyrë periodike në policinë italianë. Pra, ai nuk është në burg por jeton në një banesë në këtë zonë, nga e cila Report Tv ka siguruar fotot.   

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive" i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga. Ish kryeprokurori iku nga Shqipëria një javë përpara se gjykata e Apelit të jepte vendimin ndaj tij dhe për herë të fundit ai u fotografua në stacionin e trenit në Romë.

Të fundit