Flash News

E-TJERA

Rrëfehet operatorja e parë vajzë në Shqipëri: Si ‘u dashurova’ me kamerën që 16 vjeç

Rrëfehet operatorja e parë vajzë në Shqipëri: Si

Sonja Mamaqi njihet si operatorja e parë vajzë në Shqipëri. Pavarësisht paragjykimeve të asaj kohe, Mamaqi ka treguar se si e kthehu dashurinë për kamerën në një pforesion.

Në një rrëfim për “Real People” në Euronews Albania, Mamaqi ka treguar se ndihma për t’u bërë operatore iu ofrua nga i ati. Ajo tregon se i kishte këmbëngulur vazhdimisht babait të saj se do të bëhej operatore.

Sonja tregon për konkurrencën e egër mes kolegëve. Dashurinë për kamerën, ajo e pikasi në moshën 16-vjeçare.

“Im atë ishte funksionar në atë kohë dhe unë ngulja këmbë o operatore o s’ka. Babi bisedoj me ish-drejtorin e Kinostudios dhe unë u futa aty. Më thanë që s’kemi parë femra operatore, e më thanë që duhet dhe një vajzë tjetër. Bota ishte shumë e egër, kishte konkurrencë dhe egoizëm. Kishte paragjykim dhe ndarje gjinore. Kur mbaruam kursin ne nuk na dhanë titullin, por kolegëve tanë po. Babai im ka qenë kryeredaktor i Zërit Popullit, dhe nëse nuk do ishte ai kurrë nuk do bëhesha operatore”, tha Mamaqi.

Të fundit