Flash News

E-TJERA

Sherr mes kushurinjve në Angli, vritet i riu shqiptar

Sherr mes kushurinjve në Angli, vritet i riu shqiptar

Një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre në Leeds të Anglisë.

Sipas policisë britanike dhe raportimeve të mediave angleze, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë.

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet.

Për këtë ngjarje është arrestuar kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31-vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Magjistratëve të Leeds të hënën.

 Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim.

Policia britanike ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me autoritetet.

Të fundit