Flash News

E-TJERA

Vladaj: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do vijnë në ndihmë të Thethit

Vladaj: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do vijnë

Bajraktari Zef Vladaj ka folur pas mbajtjes së Kuvendit të Burrave të cilët diskutuan për të kundërshtuar aksionin e IKMT për shembjen e ndërtesave pa leje.

Vladaj, përfaqësues i Dukagjinit dhe kryetar i Misionit të Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar, tha pëe Euronews Albania se Thethi i ka mirëpritur të gjithë dhe se nuk ishte e arsyeshme të bëhej ky aksion.

“Si ka shembur turku, as serbi, as gjermani, e me na i shemb sot këta? Kurrën e kurrës! Ta mbajë mend edhe kryeministri, edhe kushdo tjetër, se në Dukagjin – dhe jo vetëm në Dukagjin – por nga katër anët e Shqipërisë dhe gjithë diaspora, më kanë thënë: ‘Jemi gati për me ardhë dhe për me na mbështetë’. Unë jam i thjeshtë, por popullin tim do ta mbroj”, tha Vladaj.

Të fundit