Flash News

Kosova

24 vite nga masakra e Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë

24 vite nga masakra e Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë

Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 shqiptarë.

Ngjarja ndodhi më 15 janar të vitit 1999 në fshatin Reçak. Sipas dëshmitarëve asokohe, Reçaku u zgjua i rrethuar nga forcat serbe të cilat sulmuan me artileri të rëndë fshatin.

45 shqiptarë u masakruan nga serbët, të cilët pas bombardimeve nisnë bastisjet.

Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Ëilliam Ëalker do të zhvillojnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut në orën 10:00.

Të fundit