Flash News
Zvetënimi i dekoratës “Nderi i Kombit”, nga Gjergj Fishta te Ferdinand Samarxhi

Disa ditë më parë më ra në sy një lajm për dekorimin e gazetarit të Televizionit Shqiptar, Ferdinand Samarxhi, me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Kjo ngjarje ka ditë që ka ndodhur, qysh në 8 Nëntorin e famshëm të Partisë. Qysh atë ditë e deri sot unë jam në dilemë të shkruaj apo jo. Një mendje më thoshte ta lë këtë budalllallëk e këtë histeri dekoratash të degjenerojë në një qokë banale dhe objekt humori kolektiv. Përveç të tjerash do të dukesha pak qesharak edhe vetë duke kthyer në vëmendjen publike një banalitet që askush nuk e merr seriozisht. Në fund joshja për të thënë një “boll” këtij manipulimi institucional e mundi tendencën për të mbyllur sytë dhe nënqeshur me qësendi.
Deri atë ditë unë mendoja se ky urdhër apo dekoratë, me emër kaq zulmëmadh e domethënës, do jetë rezervuar ndër vite për figurat më të larta të historisë së kombit. Fjala vjen, po mendoja se mund të ishin në atë panteon, nja 5 a 6 personalitete që nga Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Adem Jashari e të tillë korifenj, të penës a pushkës që kanë vënë vulën e tyre në identitetin e sotëm kombëtar shqiptar.
Për të krijuar një ide më të plotë për këtë dekoratë dhe personat që janë shpërblyer me të, kërkova në internet. Gjatë mandateve të para presidenciale duket një respekt i madh për dekoratën. Në vitin 1996 i vetmi personalitet i shpërblyer ishte piktori i njohur Ibrahim Kodra, një personalitet shqiptar që mund të futet në çdo shortlistë emrash që i kanë dhënë kombit. Pak më vonë, në vitet 2002 deri në vitin 2007, emrat e shpërblyer janë pak a shumë meritorë. Aty gjejmë Gjergj Fishtën, Petro Markon, Eqerem Çabejn, Odhise Paskali, Mirash Ivanajn, Vaçe Zela, Zef Pllumin apo inxhinierin e famshëm Ismail Ahmeti. Emrat flasin vetë. Dinjiteti i dekoratës është përpjekur të jetë në nivelin e personalitetit të emrave përfitues.
Mirëpo nga viti 2015 e mbrapa u lëshua dora. Çdo vit dekoroheshin 20-30 figura çka detyrimisht do të çonte në zhvlerësimin e dekoratës. Një komb me 3-4 milion banorë nuk mund të kishte kaq shumë dekorata zulmëmëdha. Kriteret ishin elastike, ata që e meritonin e përbuznin, ata që nuk e meritonin nuk linin gur pa lëvizur për ta marrë. Doemos ky lloj inflacioni do të degjeneronte vlerën e dekoratës.
Derisa mbërritëm te Ferdinandi.
Me gjithë përkushtimin e Ferdinandit në shërbim të grigjës së besimtarëve por më shumë barinjve të tyre, emri i dekoratës asfare nuk më përqaset me kontributin e tij për Kombin. Samarxhiu është një gazetar i Televizionit Shqiptar që punoi në të dyja kohët, edhe në diktaturë kur Televizioni ishte mjeti i propagandës ateiste të Partisë edhe në demokraci kur u kthye në një qendër servilësh e puthadorësh pushteti që ndërronte padronët sipas stinëve politike. Në të dyja kohët Ferdinandi ishte aty, i përkëdheluri i fatit që nuk ia ndiente për ndryshimet. Asnjë meritë gazetareske nuk e shquan Ferdinandin nga kolegët e tij që, fjala vjen, bëjnë me përkushtim emisionin e bujkut, të rinisë apo kronikat ditore televizive. Ndër gjithë gazetarët e TVSH-së, në të gjithë atë strukturë gjigande, askush nuk e mori vesh asnjëherë pse Ferdinandi ishte department më vete që merrte kohë televizive publike për tua dhënë autoriteteve fetare. Disa e dinin se ishte i dërguari i besimeve në Televizion të tjerë si i dërguari i Televizionit në Ministrinë e Feve. Ferdinandi dallohej vetëm për ecejaket në zyrat e Drejtorëve për të marrë kohë televizive për fetë përmes formave ferdinandase që shkaktonin humor mes kolegëve dhe për mediokritetin e skajmë profesional. Kush mund të jetë mahnitur kaq shumë me cilësitë gazetareske të Ferdinandit, nga thellësia e mendimit të tij, nga problematika e trajtuar apo nga mjeshtëria e fjalës?!
Çfarë dekorate duhet shpikur për Petro Markon, Vangjush Gambetën, Fatos Lubonjën, Teodor Kekon apo për Petro Latin, Xhemal Maton, Pali Kuken, Ndue Ukcamën, Stefan Gajon, Bujar Kokonozin e shumë e shumë të tjerë nëse Ferdinandi është Nderi i Kombit? Si mundet që të njëjtën dekoratë me Gjergj Fishtën dhe Eqerem Çabejn ta ketë edhe Ferdinand Samarxhi? Po çfarë dekorate meritojnë Rrok Mirdita, Hafiz Sabri Koçi apo Reshat Bardhi kur Fedinandi është Nderi i Kombit? A i bren pak ndërgjegja dekoruesit për këtë turp?
Duke kërkuar në internet zbulova se Ferdinand Samarxhi përpara se të marrë këtë urdhër të lartë paska qenë dekoruar me një medalje tjetër nga Presidenca e Bujar Nishanit, me urdhërin “Mjeshtër i Madh”. Klikoni këtu dhe shiheni elozhet që i bën Bujar Nishani, atëherë President në motivacionin e dekorimit. Nëse nuk është kjo tallje me vlerat nuk e di çfarë është.
Por Ferdinandi nuk u kënaq. Ai nuk është thjesht një “Mjeshtër i Madh”, ai është “Nderi i Kombit”! Pse mo, niveli i Ylli Bakës është Ferdi që të kënaqet me aq? Ndaj lëvizi gjithë gurët e barinjve tanë të grigjës, që nga Janullatosi e deri te Baba Mondi dhe e siguroi titullin e ëndërruar. Të gjithë erdhën në Presidencë për ta festuar dhe bënë fotot e rastit. Në pritje të dekoratës tjetër, Urdhrit të Flamurit pas dy tri vjetësh.
Atë ditë dekorata “Nderi i Kombit” vdiq.
Të fundit
Valë të reja sulmesh ndaj Izraelit, Irani lëshon raketat
7 Qershor 2026, 21:55
Shenjat e horoskopit që gjithmonë i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre
7 Qershor 2026, 21:37
Protestuesit ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës, motoristët i bashkohen qytetarëve
7 Qershor 2026, 21:24
Numërohen mbi 40% e votave, Vetëvendosje kryeson me mbi 41%
7 Qershor 2026, 21:03
‘Ky cjapi shitet 1 euro’/ Pankartat pikante nga protesta e 8 para Kryeministrisë
7 Qershor 2026, 20:33
VIDEO/ 'Çmendet' Rama, del nga skenari me gjeste të pazakonta
7 Qershor 2026, 20:20
Nis numërimi i votave në Kosovë, publikohen rezultatet e para
7 Qershor 2026, 19:57
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%
7 Qershor 2026, 19:31
Vlorë/ I riu qëllohet sapo doli nga kafja, autori e priste me motor
7 Qershor 2026, 19:11
Plagosja me armë në Shijak, dalin emrat. Pronari i lokalit i plagosur, autori në arrati
7 Qershor 2026, 19:00
Rama kërcënon blogerët: S’i japin as 1 euro taksë shtetit
7 Qershor 2026, 18:48
Të shtëna me armë në Shijak
7 Qershor 2026, 18:33
Rama ndërpret fjalimin për parullën kundër Zvërnecit: Ule atë
7 Qershor 2026, 18:20
“Natyra nuk është pronë e qeverisë”, Boçi: Po njeriun, kur do ta mbrojmë?
7 Qershor 2026, 17:56
Aksident zinxhir në Morinë–Kukës
7 Qershor 2026, 17:42
Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Prokuroria ngre katër akuza ndaj Violand Braçellarit
7 Qershor 2026, 16:39
Zgjedhjet në Kosovë/ Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 22.74%
7 Qershor 2026, 16:18
Si u vra efektivi Enea Mekolli, dosja zbulon sekondat fatale në malin e Bodesë
7 Qershor 2026, 15:59
Këlliçi: Rama fyeu protestuesit, arroganca dhe korrupsioni i tij duhet të largohen
7 Qershor 2026, 15:29
Shenjat e zodiakut që nuk heqin dorë kurrë nga dashuria
7 Qershor 2026, 15:12
Si u bë Ballkani Perëndimor “fabrika” e Europës... çfarë vjen më pas?
7 Qershor 2026, 14:52
Vrau policin, lihet në burg Violand Braçellari
7 Qershor 2026, 14:30
Armenët votojnë për të ardhmen e vendit mes Lindjes apo Perëndimit
7 Qershor 2026, 13:51
Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës së Republikës
7 Qershor 2026, 13:00
Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës
7 Qershor 2026, 12:41
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Siçili me një mbrëmje luksoze
7 Qershor 2026, 12:12
Protestë në Lushnje për kushtet në spital, qytetarët denoncojnë neglizhencën shtetërore
7 Qershor 2026, 11:41
Tiranë/ Sekuestrohet mbi 1 kg heroinë, dy të arrestuar
7 Qershor 2026, 11:24
Humb jetën në aksident sulmuesi 22-vjeçar i Elbasanit
7 Qershor 2026, 09:47
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Qershor 2026, 09:29
Kosova voton sot për Kuvendin e ri, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
7 Qershor 2026, 09:12
Shqipëria, industria automotive, mes rritjes dhe humbjes së avantazhit të kostos së lirë
7 Qershor 2026, 08:54
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
7 Qershor 2026, 08:34
Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot
7 Qershor 2026, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Qershor 2026, 07:56
Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë në spital
6 Qershor 2026, 21:57
Si të kurseni para gjatë pushimeve verore?
6 Qershor 2026, 21:30
Ish-zv.ministri i Ramës në protestë: Shkatërroi vendin duke mbajtur peng arsimin
6 Qershor 2026, 21:12
Rama sulmon mediat ndërkombëtare: Pse e bëni një protestë me 2 mijë vetë kaq dramatike
6 Qershor 2026, 20:57
Luksemburgu ndëshkon Shqipërinë që në minutën e 8-të
6 Qershor 2026, 20:39
Pedagogu në protestë: Mirënjohje për Trump dhe SHBA që po ua shkulim rrënjët sorosianëve
6 Qershor 2026, 20:17
Shpërthen protestuesi që vuan nga kanceri: Onkologjiku, Aushvic në mes të Tiranës
6 Qershor 2026, 19:37
Shqipëria sfidon Luksemburgun në “Arenën Kombëtare”, publikohen formacionet zyrtare
6 Qershor 2026, 19:12
Mesazhi i fortë i Diasporës drejtuar Ramës: Na përzunë ndër vite, sot të përzejmë ty
6 Qershor 2026, 18:59
Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim
6 Qershor 2026, 18:39
Diaspora proteston në Washington DC para ambasadës shqiptare, kërkon dorëheqjen e Ramës
6 Qershor 2026, 18:22
Gjermania në alarm, Neuer në dyshim për Botërorin
6 Qershor 2026, 17:16
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë mbetet sfidë për Shqipërinë
6 Qershor 2026, 16:52
Aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë, dy të plagosur
6 Qershor 2026, 16:30
Shqiptarët punojnë 41 orë në javë, por një orë pune prodhon vetëm 995 lekë
6 Qershor 2026, 16:12
Sot miqësorja Shqipëri-Luksemburg, policia vendos kufizime në disa akse të Tiranës
6 Qershor 2026, 15:58
U vra gjatë operacionit në Maliq, hapet GoFundMe për familjen e Enea Mekollit
6 Qershor 2026, 15:24
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën
6 Qershor 2026, 15:05
35 falsifikime dhe shkelje në dosje", Malltezi: Hetimi ndaj meje synonte individin
6 Qershor 2026, 13:16
Kupa e Botës, lojtarëve të Iranit u jepet viza për të hyrë në SHBA
6 Qershor 2026, 12:07
Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo përshkon me not ishullin e Sazanit
6 Qershor 2026, 11:34
“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
6 Qershor 2026, 11:13
Sulm me tritol gjatë natës në një banesë në Lezhë, brenda ndodhej çifti i bashkëshortëve
6 Qershor 2026, 09:44
Pa mjekë; A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike
6 Qershor 2026, 09:03
Makina përplas për vdekje një person në aksin Fier-Vlorë
6 Qershor 2026, 08:44
Rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
6 Qershor 2026, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2026, 08:01
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24