Flash News

POLITIKOFF

Fifi rrëfen fëmijërinë: Kam qenë e bullizuar, njerëzit më ofendonin gjithë kohës

Fifi rrëfen fëmijërinë: Kam qenë e bullizuar,

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe me emrin artistik Fifi, ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj në fëmijëri.

Në “A Live Night” në Top Channel, Fifi ka treguar se qysh në fëmijëri ka qenë e bullizuar nga të tjerët. Këngëtarja është shprehur se e ka pasur të vështirë të përshtate me shoqërinë në shkollë dhe se gjatë gjithë kohës ka marrë sharje dhe ofendime nga njerëzit.

“Që kur isha fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time. “Ti s’din shqip, nuk din të flasësh, je e trashë”. E kam diskutuar me mijëra herë dhe s’dua ta përsëris sepse nuk më jep energji shumë të mirë. Kam qenë fëmijë shumë i ndrojtur, deri në shkollën e mesme. Kam pasur në klasë dy tre shoqe, por kam ndërruar shkollën sepse mami filloi të punonte në një shkollë në Prishtinë. Ajo na mori atje që të na kishte nën kontroll, shtëpinë e kishim larg dhe bënim rrugën bashkë. Ishte problem për mua të krijoja shoqëri të re. Ndryshimi im ka filluar në shkollë të mesme kur isha 17-vjeçe. Ngaqë kam dëgjuar gjithë kohës njerëz duke më ofenduar e sharë, skam reaguar kurrë, por erdhi momenti kur nuk mund të duroja më. Nga ai moment nuk jam ndalur më dhe kam thënë çdo gjë që kam menduar mirë apo keq. Nuk jam njeri që të them një gënjeshtër për të bërë qejfin”, ka thënë Fifi.

 

Të fundit