Flash News

POLITIKOFF

Jo vetëm Jerina Lalaj, edhe Robert Aliaj largohet nga "Love Story"

Jo vetëm Jerina Lalaj, edhe Robert Aliaj largohet nga "Love

Të hënën e kaluar Jerina deklaroi mund të ishte nata e fundit si opinioniste në Love Story. Në nisje të spektaklit të sotëm, Alketa Vejsiu e konfirmon largimin e saj nga programi.

Ka pasur një debat të fortë mes opinionistëve Jerinës dhe Robert Aliaj. Debati nisi me komentet e Kristit se do një femër 4D, por Jerina Lalaj tha se nuk ishte mirë që ky perceptim që ai ka për vajzat, të kthehej në vulgaritet.

Ndërkohë, Roberti tha se Jerina bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë.” Debati agravoi në tone të larta dhe ofendime dhe si rrjedhojë jo vetëm Jerina, por edhe Roberti është larguar nga programi, një vendim ky i marrë nga produksioni.

“Jerina e ka lënë programin javën e kaluar për arsye që i dini. E falenderoj për rrugëtimin që ka pasur me ne në këto dy edicione. Ndërkohë që Robert Aliaj ka bindjet e tij që nuk i negocion, që ne i respektojmë dhe me mirëkuptim kemi vendosur që ai të mos e vazhdojë më eksperiencën në Love Story këtë vit”,- është shprehur Vejsiu.

Në këndin e opinionistëve jep komentet e saj vetëm Bleona Qereti.

Të fundit