Flash News

POLITIKOFF

Pas 7 vitesh Tuna akuza produksionit të "Dancing with the Stars": Akoma nuk e kam marrë çmimin e premtuar

Pas 7 vitesh Tuna akuza produksionit të "Dancing with the Stars":

Shtatë vite më parë, Tuna Sejdiu u shpall fituesja e edicionit të pestë të "Dancing with the Stars Albania". Shpërblimi i çmimit të parë ishte një apartament në Tiranë, çmim ky që nuk iu dha asnjëherë këngëtares shqiptare nga Shkupi, sipas saj.

Pak muaj pasi Tuna kishte filluar me akuzat se çmimi nuk iu dha duke thënë se produksioni edhe e kishte kërcënuar. Producentja Holta Dolaku asokohe tha se Sejdiu ka marrë apartamentin të konvertuar në vlerë monetare, e për këtë zotëronte edhe dokumenta që e vërtetonin.

Dulaku tha se do i drejtohet rrugëve gjyqësore për shpifjet se produksioni ka kërcënuar Altunën. Duket se këtij debati, Tuna i është rikthyer sërish.

Artistja publikoi një fotografi të realizuar gjatë spektaklit ku shkroi duke ironizuar: "Sot 7 vjet fitova Dancing ëith dhe Stars Albania. Çmimi i premtuar në opinion ishte një apartament në Tiranë. Garant ende është tu u ndërtu."

Pas 7 vitesh Tuna akuza produksionit të "Dancing with the Stars":

Të fundit